KAVAJË/ 2 milionë lekë për të mos publikuar fotot e 17 vjeçares....

KAVAJË/ 2 milionë lekë për të mos publikuar fotot e 17 vjeçares. Por i ndodh dicka

141
0
Shares

Foto ilustruese

Përfiton nga një lidhje e mëparshme dhe fotove të marra prej saj dhe i kërkon shuma monetare për mos publikimin e fotove, por arrestohet nga Policia.

Më datë 11.05.2017, nga Specialistët e Komisaraitit të Policisë Kavajë, është finalizuar operacioni “Shantazhi”, në kuadër të të cilit është arrestuar në flagrancë shtetasi:

– Mentor Leçini, 35 vjeç, banues në Kavajëm i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhje me pasojë vdekjen, në bashkëpunim”

Ky shtetas, ka përfituar gjatë kohës që ka qënë në një lidhje intime me shtetasen R. K., 17 vjeçe, të cilës i ka bërë disa foto intime dhe gjatë kohës që ka qënë në banesën e saj ka arritur të siguroj dhe foto intime të pjestarve të tjerë të familjarëve të shtetases R. K.

Prej disa javësh shtetasi Mentor Leçini, duke e kërcënuar vëllain e shtetases R. K, se nëse nuk i dorzonte shumën monetare prej 200.000 lekësh të reja, do publikonte fotot intime që ai kishte arritur të bënte.

Në momentin e arrestimit të shtetasit Mentor Leçini, i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– Shuma monetare prej 100.000 Lekë të reja

– Një aparat telefonik

Të dhënë nga vëllai i 17 vjeçares, për mos publikimin e fotove.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatë së Rrethit Kavajë, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, parashikuar nga Neni 109/b i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY