VIDEO/ Ndryshimet në kupolën e SHISH, flet Basha: Dorëheqja e Ajazit, presion...

VIDEO/ Ndryshimet në kupolën e SHISH, flet Basha: Dorëheqja e Ajazit, presion politik për të mbyllur skandalin e Tahirit

178
0
Shares

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, e ka konsideruar dorëheqjen e kreut të SHISH, Visho Ajazit, pasojë e presionit politik, për të mbyllur skandalin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Basha shigjetoi kryeministrin Edi Rama se fshihet pas këtij vendimi që ka marrë Visho Ajazi, pasi sipas tij “ai ishte halë në sytë e Edi Ramës”.
I pyetur nga mediat sot lidhur me këtë çështje, Basha tha se nuk kishte informacione konkrete, por se “edhe unë kam konstatuar të njëjtën gjë, mundësinë e presioneve. Por një gjë është e sigurt, që një SHISH që harton raporte për përfshirjen e Policisë në trafikun e drogës është halë në sytë e pushtetit dhe Edi Ramës. Nuk kam konkluzion tjetër veç presionit politiik. Mendoj se po bëhet gjithçka për të mbyllur aferën e Tahirit. Por bota nuk do të lejojë që Shqipëria të kthehet në një shtet të dështuar, të zotëruar nga bandat. Kjo çështje nuk do të mbyllet por do të hapet në ditët në vijim”.
Këtë deklaratë, Basha e bëri në përfundim të mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së.
Mes të tjerash Lulzim Basha bëri sërish thirrje që ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri të arrestohet.
“Kërkesa jonë e pandryshuar që ka mbështetjen e botës perëndimore, është që Rama mos të ushtrojë presion dhe mos të përdor imunitet parlamentar. Saimir Tahiri duhet të arrestohet”, pohoi ai.

Prononcimi i plotë për mediat i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas mbledhjes së Grupit Parlamentar

Publié par Lulzim Basha sur lundi 30 octobre 2017

Çfarë vendosi Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike sot?
Në qendër të aksionit politik të opozitës, të Partisë Demokratike dhe të grupit parlamentar do të mbetet skandali Tahiri – Rama – Habilaj. Qëndrimet që ne nuk patëm mundësi t’i mbajmë të mërkurën e kaluar, në raport me këtë çështje, do të vazhdojnë të shpalosen në çdo fragment të hapësirës parlamentare, në komisione dhe në seancë plenare.
Kërkesa jonë e pandryshuar, e cila sot ka mbështetjen e gjithë botës perëndimore është që Edi Rama të mos ushtrojë presion ndaj Prokurorisë dhe të mos përdorë imunitetin parlamentar për të mbrojtur Tahirin nga kërkesat e drejta të Prokurorisë.
Saimir Tahiri duhet të arrestohet. Përdorimi i imunitetit parlamentar për të ndalur arrestin e Saimir Tahirit bëhet vetëm për të mbrojtur atë dhe bashkëpunëtorët e tij, duke përfshirë Edi Ramën.

Sot është dorëhequr një zyrtar mjaft i lartë dhe i rëndësishëm për sa i përket hetimeve, kryetari i SHISH. Keni informacion nëse është vendim personal apo ka pasur presione?
Edhe unë kam konstatuar të njëjtën gjë, mundësinë e presioneve ndaj kreut të dorëhequr të SHISH-it. Natyrisht nuk kam informacione konkrete. Por një gjë është e sigurt; një Shërbim Informativ i cili harton raporte për përfshirjen e Policisë në kultivimin dhe trafikimin e drogës, siç ka bërë SHISH prej dy vitesh, është halë në sytë e narko-shtetit dhe të Edi Ramës. Ndaj nuk mund të ketë konkluzion tjetër përveçse presionit politik.
Kjo tregon që narko-shteti është në panik total dhe po bën gjithçka për të mbyllur aferën e Samir Tahirit. Por e kundërta do të ndodhë. Kësaj afere do t’i shkohet deri në fund. Saimir Tahiri nuk do t’i shpëtojë drejtësisë. Kjo është e sigurt.
Bota perëndimore nuk do ta lerë Shqipërinë vetëm në këtë betejë jetike për të përmbysur kupolën mafioze në pushtet. Nuk do të lejojë që Shqipëria në zemër të Europës të kthehet në një narko-shtet, në një shtet të dështuar të drejtuar dhe sunduar, nga bandat me lidhje direkte politike me Kryeministrin dhe politikanët e tjerë të korruptuar. Ndaj jo vetëm kjo çështje nuk do të mbyllet, por të tjera do të hapen në ditët në vijim. DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY