FORMULARI VETEDEKLARIMIT/ Kreu i ri i SHISH me dy emra, një për...

FORMULARI VETEDEKLARIMIT/ Kreu i ri i SHISH me dy emra, një për Greqi dhe një për Shqipëri

761
0
Shares

Kreu i ri i SHISH, është një person që ka përdorur dy emra.
Këtë e bën të ditur vetë, nëpërmjet Formularit të Vetëdeklarimit.
Sipas këtij Formulari, Helidon Bendo pranon se ka përdorur edhe një emër tjetër, sipas tij të pagëzimit. Këtë emër, Johan, mësohet se e ka përdorur në Greqi.
Ndërsa për në Shqipëri, ai përdor emrin Helidon.
Helidon Bendo ka marrë detyrën e Zëvendësdrejtorit të SHISH në muajin prill të vitit 2016, si propozim i kryeministrit Edi Rama.
Helidon Bendo ka eksperiencë 21 vjeçare në SHISH ku ka mbajtur detyra të ndryshme si: Inspektor terreni, Kryetar Dege, Drejtor Drejtorie në disa Qarqe të vendit dhe Drejtor Drejtorie në AQ.
Helidon Bendo ka lindur më datën 12 Maj 1971 në qytetin e Korçës. Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë.
Ai është diplomuar në vitin 1993 për matematikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, ka një master në studime për sigurinë, si edhe një trajnim tre-mujor në fushën e sigurisë pranë Universitet George Toën në SHBA.
Gjithashtu, Bendo ka kryer edhe një sërë trajnimesh mbi çështje të sigurisë brenda e jashtë vendit.
Ai flet gjuhët anglisht e greqisht. DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY