Hall i madh i ministres së Drejtësisë: S’po gjejmë dot drejtorë për...

Hall i madh i ministres së Drejtësisë: S’po gjejmë dot drejtorë për Hipotekat

123
0
Shares

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj deklaroi sot se do të shtyhet me 15 ditë afati për konkursin e drejtorëve të Zyrave të Regjistrimit të Pasurisë (Hipoteka).
Në një prononcim për mediat pas mbledhjes së grupit socialist, ajo tha se procesi do të rihapet për shkak se nga faza e parë e konkurrimit nuk janë gjetur profesionistët e duhur.
“Ministria e Drejtësisë para më shumë se 15 ditësh ka bërë shpalljen e vendeve vakante të zyrave të Hipotekës në gjithë Shqipërinë. Na ka rezultuar që ka pasur kandidatura të dobëta. 25 për qind e tyre nuk kanë plotësuar kërkesat formale ligjore. Nuk arrijmë dot të kemi profesionistët më të mirë të vendit që t’i sjellim në funksionim normal këto zyra që janë gangrena e situatës së krijuar me pronat”, tha Gjonaj.
“Duke shtyrë afatin për 15 ditë, u bëj thirrje të gjithë profesionistëve që të konkurrojnë dhe të plotësojnë dokumentacionin e hapur. Ky proces do të bazohet vetëm në bazë të meritokracisë, dhe nuk do të pranohet asnjë qokë politike”, theksoi ministrja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY