PARALAJMËRIMI/ Opozita braktis mbledhjen e Komisionit të Sigurisë

PARALAJMËRIMI/ Opozita braktis mbledhjen e Komisionit të Sigurisë

164
0
Shares

Deputetët e opozitës kanë braktisur punimet në Komisionin e Sigurisë. Shkak i kësaj braktisje, ishte moslejimi nga ana e mazhorancës i një debati për mosfunksionimin e radarëve.
Në një dalje për media deputeti demokrat Flamur Noka u shpreh se opozita do të ndërmarrë aksionin e saj opozitar.
Ndonëse nuk dha detaje rreth faktit se si do të bëhet ky aksion, Noka theksoi se opozita sot është ndryshe nga ajo e para 5 viteve, pasi nuk e djeg Shqipërinë.
“Duke futur kokën në rënë, leckat i ka jashtë. Nuk mund të mbrojtur këtë fasadë. Opozita do ndërmarrë aksion politik ndaj kësaj qeverie kriminale. Kemi platformën tonë. Një qeveri që lufton mafien, krimin dhe të garantojë zgjedhje të lira. Me këtë qeveri nuk pranojmë që të ecim në normalitet. Ne jemi ndryshe nga opozita e para 5 viteve, pasi nuk djegim Shqipërinë. Këto janë hapat e parë të një reagimi që do të bëhet më i detajuar aksioni opozitar”, tha Noka.
Po ashtu dhe deputetët e LSI-së kanë braktisur këtë komision. Në një dalje për media nënkryetari i LSI-së Luan Rama, u shpreh se:
“Me shumë konstruktivitet, dhe me mosfunksionimin e radarëve, ne kërkojmë që komisioni të garantojë transparencë në strukturat e sigurisë. Bëra propozim që të kemi një cikël seancash dëgjimorë me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit, me Prokurorin e Përgjithshëm dhe me Shefin e Shtabit”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY