VIDEO/ Përgjimet e prostitutave: Jam me një yll bote, merr prezervativ me...

VIDEO/ Përgjimet e prostitutave: Jam me një yll bote, merr prezervativ me vete se s’kam asnjë lekë…

430
0
Shares

Në mesjavë u arrestuan disa persona, pjesë një grupi që merrej me shfrytëzim prostitucioni, në bazë të një hetimi të Prokurorisë së Tiranës, të nisur në bazë të informacionit policor dhe të zhvilluar në bashkëpunim me Policinë e Shtetit.
Hetimi ka nisur pas një kallëzimi të një shtetasi, në muajin Shkurt 2017. Kallëzuesi ka deklaruar se vajza e tij, rreth 18 vjeç, është larguar nga shtëpia dhe dyshohet se shfrytëzohet për prostitucion.
Në bazë të këtij informacioni, Prokuroria e Tiranës nisi hetimet dhe urdhëroi policinë për të kryer veprimet e nevojshme proceduriale, të cilat u zhvilluan për një periudhë rreth 6-mujore.
Nga të dhënat e përftuara në bazë të këtij hetimi, rezultoi se persona të ndryshëm, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin shërbime seksuale nga vajza të reja për klientë të ndryshëm. Ky aktivitet i paligjshëm kryhej në hotele të ndryshme të Tiranës.
Nga të dhënat hetimore rezultoi se shtetasja A. Kasa kishte lidhje me vajza të ndryshme, të cilat ushtronin prostitucion. Ajo kishte për detyrë që të siguronte lidhjet e këtyre vajzave me klientë të ndryshëm, të cilët paguanin te A. Kasa vlerat që arrin nga 5 mijë deri në 20 mijë lekë të reja.
Kjo shtetase kishte komunikim të vazhdueshëm me shtetasit G. Kasemi e R. Gapi, të cili punonin si taksist. Këta shtetas kishin për detyrë që të siguronin klientë dhe të dërgonin vajzat në adresat e përcaktuara nga klientët. Për këtë shërbim, ata merrnin pagesë ekstra shërbimit taksi..
Në bazë të hetimit, rezultoi gjithashtu se A. Sulejmanasi dyshohet si i përfshirë në aktivitetin e “shfrytëzimit të prostitucionit”. Ky shtetas bashkëpunonte me taksistët e mësipërm, të cilët transportonin vajza, për llogari të tij, në adresa të ndryshme. Në të njëjtat pozita me A. Sulejmanasin është edhe shtetasi E. Mimini.
Në vijim të hetimeve, janë krijuar dyshime të arsyeshme se vajzat ushtronin prostitucion në hotele, ku, në disa raste, janë identifikuar të dhëna që sugjeronin përfshirjen në këtë aktivitet edhe të punonjësve të hoteleve (moteleve).
Këto të dhëna janë krijuar për shtetasin E. Shkalla, i punësuar në një hotel në Tiranë, i cili dyshohet se siguronte vajza për klientët e biznesit të tij.
Ndërkohë, dyshime ka edhe për administratorin e një hoteli për përfshirjen në këtë aktivitet, A. Ndoja, si i dyshuar për “mbajtjen e lokaleve për prostitucion”.
Pas vëzhgimit të kryer nga forcat operacionale, në mesjavë është ndërhyrë për arrestimin e personave të përfshirë.
Në bazë të veprimeve të deritanishme proceduriale, Prokuroria e Tiranë ka krijuar dyshime të arsyeshme se shtetasit e mësipërm kanë konsumuar elementët e veprës penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”.
Për personat e mësipërm, të dyshuar për “shfrytëzim prostitucioni”, Prokuroria e Tiranës kërkon caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.
Për shtetasin që dyshohet për veprën penale të “mbajtjes së lokaleve për prostitucion“, Prokuroria e Tiranës kërkon “arrest me burg” 30 ditë, deri në përfundim të kryerjes së disa veprimeve të tjera hetimore.
Ndërkohë, për disa shtetas të tjerë, të kapur në flagrancë gjatë operacionit policor, të dyshuar për veprën penale të “prostitucionit”, Prokuroria kërkon masën e “detyrimit për paraqitje“.
Ndërsa vëzhgimi dhe përgjimi i kryer nga policia ka zbardhur një pjesë të mira të episodeve të prostitucionit dhe personat e përfshirë në këtë aktivitet.
Në një prej rasteve, policia ka vëzhguar dy nga vajzat, të cilat po përgatiteshin të shkonin me një klient.
Pak para takimit mes tyre, vajzat zhvillojnë një bisedë telefonike mes tyre, ku vajza e parë e cila ishte në lokal me dy meshkuj, i kërkon shoqes të marrë edhe prezervativë me vete.
Ndërsa vajza tjetër ia kthen shoqes se, nuk kishte lekë me vete.
“Merr prezervativ. Nuk kam asnjë lek me vete…”.
Më pas vajza i thotë se, e pret në një lokal në zonën e Freskut, ku është me një shok “yll bote”.

Përgjimet

099: .. zemër hajde për tek xxxxx te Fresku, jam me 2 miqt e mi po hajde mos u vono. Mer taksi se ta paguaj unë.
405: dërgon sms ku pyet se ku dhe i thotë “Aty zemër sa kalon Freskun”.
099: Po te xxxxxxx
405: Ok po vi. Mos është ai që pi moj?
099: Jooo
405: ok
099: Merr prezervativ
405: Nuk kam asnjë lek me vete
099: ok ska gje
405: A je aty ku ke qen ate dit
099: Po por me nje shok tjeter njeri yll bote.
405: ok

830: E more vesh atje ti ke Gjyshi (bëhet fjalë për hotel xxxxx).
123: Jo
830: E kanë kap pra
123: Kë?
830: Atje pra, Andi a brenda me gjith Mondin
123: Po për ça, për ato?
830: Për ato pra, kishte shku aj, ça është një taksixhi që meret kshu
123: E Rushi
830: Ëë, e kishte çu nja dy femra
123: E kanë kap Rushin? Kur mramë?
830: Parmramë
123: Po mirë, bëne mirë që më the
830: Po pra…
123: Rushin kanë kap apo tjetër?
830: Andi e Mondi është mrena edhe Rushi
123: Vari k… mirë që më the
830: E pra… kush ti jep lajmet e mira ty
123: Hallall që të ruhem dhe unë, pranej
830: Rruje ti rruje, jo rruju… DRONI.al

TiranëKonferenca për media e Drejtorit të Policisë Vendore Tiranë, Ardi Veliu:Strukturat e Policisë së Tiranës, në bashkëpunim me Prokurorinë Tiranë, kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Taksi e lirë 2”, gjatë të cilit janë arrestuar 10 shtetas, si dhe janë proceduar 3 të tjerë, të cilët ushtronin veprimtari të paligjshme, një rrjet për “shfrytëzim prostitucioni”.Shtetasit e arrestuar janë si më poshtë: 1. R.G, 41 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i padënuar. Arrestuar për kryerjen e veprës penale “Shfrytëzim i prostitucionit”2. E.SH, 49 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i padënuar më parë. Arrestuar për kryerjen e veprës penale “Shfrytëzim i prostitucionit”,3. A.K, 26 vjeç, lindur në Elbasan dhe banuese në Tiranë, e padënuar më parë. Arrestuar për kryerjen e veprës penale “Shfrytëzim i prostitucionit”,4. A. N, 37 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i padënuar më parë. Ndaluar për kryerjen e veprës penale “Mbajtje të lokaleve për prostitucion”5. J.M 59 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i padënuar. Ndaluar për kryerjen e veprës penale “Shfrytëzim prostitucioni”,6. A.S, 44 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i padënuar. Ndaluar për kryerjen e veprës penale “Shfrytëzim prostitucioni”,7. E.M 23 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i padënuar. Ndaluar për kryerjen e veprës penale “Shfrytëzim prostitucioni”,8. A.L., 44 vjeçe, lindur dhe banuese në Tiranë, e padënuar më parë. Arrestuar për veprën penale të “Prostitucionit”,9. F.P., 32 vjeçe, lindur në Fier dhe banuese në Tiranë, e padënuar. Arrestuar për veprën penale të “Prostitucionit” dhe Prodhim shitje të lëndëve narkotike.10. D.D, 42 vjeç lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë.Janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit me inicialet:1. D.D., 25 vjeçe, lindur në Tropojë dhe banuese në Tiranë, e padënuar më parë,2. L.K., 25 vjeçe, lindur dhe banuese në Tiranë, e padënuar më parë,3. B.C., 39 vjeçe, lindur dhe banuese në Tiranë, e padënuar më parëOperacioni për goditjen e këtij grupi të strukturuar kriminal, u finalizua nga Seksioni për Trafiqet e Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, mbas një hetimi 5 mujor me metoda speciale në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.Shtetasit e arrestuar në flagrancë në kuadër të operacionit dyshohen si autorë të veprave penale si: “Shfrytëzim të prostitucionit”, “Mbajtje dhe vënie në përdorim të ambienteve për prostitucion”, “Prodhim dhe shitje të narkotikeve” si dhe “Prostitucionit”.Në kuadër të procedimit penal viti 2017, është bërë e mundur të dokumentohet veprimtaria kriminale e shtetasve të sipërpërmendur, të cilët në kohë dhe vende të ndryshme në qytetin e Tiranës, kanë shfrytëzuar, ndërmjetësuar dhe marrë pagesa për prostitucion, që shkonin nga 50 deri 150 euro.Organizatorët në këtë aktivitet – A.K, J.M, R.G, E.SH, A.S dhe E.M, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, – kanë shfrytëzuar për prostitucion vajza të moshave të ndryshme, (emrat e të cilave i cituam më lart), për të ushtruar prostitucion me klientët e gjetur prej organizatorëve.Aktiviteti kriminal lehtësohej nëpërmjet aktivitetit si taksist të shtetasve R.G dhe G.K, duke bërë të mundur transportimin e vajzave, që ushtronin prostitucion, në hotele dhe ambiente që njehsohen me to, të tilla si ambienti “Hotel” pranë kryqëzimit të “Tregut elektrik”, në pronësi të shtetasit A.N. Gjatë arrestimeve të bëra, në disa prej ambienteve është gjetur lëndë narkotike e llojit Kokainë e ndarë në porcione, të cilat janë sekuestruar.Në këtë operacion janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale: 2 automjete, 9 aparate telefonike, 1 dozë kokainë si dhe një shumë prej 10.000 lekësh.Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për hetime të mëtejshme, për të zbuluar lidhjet dhe shtrirjen e mundshme të këtij rrjeti kriminal.Policia e Shtetit vijon punën për kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe goditjen e paligjshmërisë, e në këtë kuadër fton qytetarët të telefonojnë falas në numrat 112 dhe 129, kur konstatojnë paligjshmëri, duke i garantuar për reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

Publié par Policia e Shtetit sur jeudi 26 octobre 2017

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY