DETAJE/ Lushnje, merret në pyetje djali i 55-vjeçarit që u gjet i...

DETAJE/ Lushnje, merret në pyetje djali i 55-vjeçarit që u gjet i vrarë në kanal

145
0
Shares

Grupi hetimor në Lushnje ka marrë në pyetje njërin nga djemtë e 55-vjeçarit, trupi i të cilit u gjet dje i pajetë i hedhur në një kanal, në anë të rrugës Fier – Lushnje. Sipas informacioneve, djali dhe viktima kishin një marrëdhënie kontradiktore. Nga sa mësohet ai u tha hetuesve se kishte denoncuar në polici që në momentin që babai ishte zhdukur.
Albert Bullgari 55 vjeç nga Fieri u gjet i zhveshur, me plagë të rënda në trup dhe në kokë. Sipas prokurorisë së Lushnjës ekspertiza mjeko-ligjore nuk është shprehur akoma dhe hetimet vazhdojnë në tri drejtime, për vrasje, vdekje nga aksidenti, apo vetëvrasje.
Ndërkohë vazhdon marrja në pyetje e familjarëve dhe e të njohurve të 55 vjeçarit Bullgari.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY