Ministria e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka komanduar në drejtim të burgjeve të vendit drejtorë të rinj deri në momentin që do të shpallen fituesit e konkursit për emërimin përfundimtar.
Ajo shkarkoi një ditë më parë 8 drejtorë burgjesh, vendim që sipas saj, erdhi pas abuzimeve me detyrën, por edhe për faktin se disa prej tyre figuronin të dënuar.
Drejtorët e shkarkuar:
1- Drejtori i Burgut Peqin: Eugent Salla
2- Drejtori i Burgut Rrogozhinë: Afrim Zeqiraj
3- Drejtori i Burgut Lushnje: Gazmend Ibraliu
4- Drejtori i Burgut Lezhë: Gezim Gjeci
5- Drejtori i Burgut Berat: Ened Rrapo
6- Drejtori i Burgut Sarandë: Hajri Goxhaj
7- Drejtori i Burgut Durrës: Petrit Suci
8- Drejtori i Burgut Tepelenë: Marvin Muci.
Drejtorët e komanduar:
1- Drejtori i Burgut Peqin: Arjan Hasanaj
2- Drejtori i Burgut Rrogozhinë: Syrja Malasi
3- Drejtori i Burgut Lushnje: Zoj Rrushaj
4- Drejtori i Burgut Berat: Ermal Mile
5- Drejtori i Burgut Tepelenë: Etem Llapi
6- Drejtori i Burgut Vlorë: Aleksandër Rreza
7- Drejtore e Burgut të Grave: Jetmira Sula
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/