Policia bllokon “Komunën e Parisit”, por historia zhgënjen

Policia bllokon “Komunën e Parisit”, por historia zhgënjen

344
0
Shares

foto ilustruese

Dhjetra policë dhe makina policie bllokuan sonte për disa minuta rrugën Komuna e Parisit në përpjekje për të gjetur shkakun e një rrëmuje në një farmaci.

Të tmerruar nga zhurmat dhe numri i madh i policëve në vendngjarje, banorët kanë dalë me shpejtësi nga lokalet dhe banesat e tyre për të parë se çfarë po ndodhte.

Në video dëgjohet vetëm zëri i një burri që kërkon ilaçet e tij dhe më pas futet në një nga makinat e policëve.

E kontaktuar nga JOQ, zëdhënësja e policisë së Tiranës tha: Asnjë gjë nuk po ndodh tek “Komuna e Parisit”. Është thjesht një i dehur që bënte zhurmë, prishte qetësinë publike dhe po e shoqërojnë në komisariat”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY