ERGYS MËRTIRI/Përpara se të shfryjë për bustin e Azem Hajdarit

ERGYS MËRTIRI/Përpara se të shfryjë për bustin e Azem Hajdarit

644
0
Shares

Perpara se te shfryje per memorialin e Azem Hajdarit ne Tropoje, do ti kerkoja Mustafa Nanos, te reagoje per bustet e Aleks Budes e Sabri Godos, apo edhe te Qemal Stafes e Avni Rustemit, ne mes te Tiranes.

I pari (Buda) eshte inxhinieri i projektit me te madh mashtrues te kombit shqiptar (historiografise enveriste shqiptare), dhe institucionit projektues e zbatues te ketij projekti (Akademise se Shkencave).

I dyti (Godo) nje politikan dhelber, qe mbijetoi deri ne te nentedhjetat duke e dredhur mire majtas-djathtas ne nje klime politike te mjerueshme ajo e pas-komunizmit, gjate se ciles nuk dha ndonje kontribut per tu shenuar, nderkaq autor i dy veprave sociorealiste gjate kohes se Enverit, qe nuk jane as letersi e as histori mbi figura te medha historike si Skenderbeu dhe Ali Pasha.

I treti (Qemali), nje cunak aktivist, shkrues hartimesh, militues ne forcen politike me te felliqur qe ka njohur ndonjehere ky vend (Partia Komuniste), i vrare gjate perpjekjeve per te mos rene ne duart e karabiniereve italiane, qe po e ndiqnin si pas nje spiunimi te bere nga shoket e vet.

I katerti (Avniu), nje vrases politik ordiner, qe mendonte se mund te bente perpara ne politike nepermjet kobures pas shpine.

Nuk e di nese mund ta quajme apo jo Azemin Hero. Historia do te tregoje nese do mbetet ne memorjen e ketij kombi, por perpara ketyre me siper, Azemi meriton ta kete bustin sa te gjithe bashke. Pertej rolit politik te Azemit gjate periudhes 92-98 (cili, per mua, nuk ka asnje rendesi per figuren e tij), patjeter qe roli i tij si iniciues i shperthimit te protestave studentore qe sollen rrezimin e regjimit eshte per tu vleresuar e admiruar.

Mbi te gjitha, ne nje klime te shemtuar nderimi per cdo qyte kobureje komuniste, ia vlen ne kete vend te nderojme edhe disa figura qe glorifikojne rrezimin e atij regjimi te felliqur.

Ndaj Mustafa, me vjen keq qe rreshtohesh gjithmone ne anen e gabuar te llogores!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY