Mat, digjet krejtësisht shtëpia e tre vëllezërve

Mat, digjet krejtësisht shtëpia e tre vëllezërve

264
0
Shares

Një shtëpi është djegur krejtësisht si pasojë e rrjetit të amortizuar elektrik. Ngjarja ka ndodhur në njësinë Administrative Xibër, në Mat. Fatmirësisht nuk është lënduar asnjë prej banorëve. Shërbimet e emergjencës janë lajmëruar për ngjarjen në orën 05:00 të mëngjesit të sotëm me anë të një telefonate në policinë e Matit. Mësohet se banesa që është djegur është pronë e vëllezërve V.M, B.M dhe F.M, të cilët jetonin nën një çati. Nga hetimet e deri tanishme të grupit hetimor, rezulton se shkak i djegies së shtëpisë ka qenë amortizimi i rrjetit elektrik të banesës.

Njoftimi i policisë:
Rreth orës 5.00 të mëngjesit, datë 29.10.2017, në fshatin Ketë, njësia  Administrative Xibër , Policia e Komisariatit  Mat, ka marrë njoftim se po digjej  një banesë. Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë në vendin e ngjarjes ku kanë konstatuar se ishte përfshirë nga flakët e për pasojë ishte  djegur banesa e shtetasve V.M, B.M, F.M (vëllezër që kishin një banesë të përbashkët me hyrje të ndara ) Nga veprimet paraprake të kryera nga grupi hetimor dyshohet se djegia e banesës është shkaktuar si pasojë e amortizimit të rrjetit elektrik. Nga zjarri i rënë në banesë nuk ka persona të lënduar. Grupi hetimor po  vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY