“I jam gjithmonë mirënjohëse”, kush ishte dashuria më e madhe e Adelës

“I jam gjithmonë mirënjohëse”, kush ishte dashuria më e madhe e Adelës

724
0
Shares

Gazetarja u nda nga jeta për shkak të një ataku në zemër, orët e para të mëngjesit të kësaj të diele. Në një reagim të shkurtër, policia tha se 31 – vjeçarja vuante nga epilepsia, megjithatë pritet që shkaqet e vdekjes të zbardhen nga ekspertiza mjeko – ligjore. Adelajda Xhamani ishte një besimtare e devotshme, e cila mirënjohjen dhe dashurinë për Zotin e shprehte hapur, ashtu siç kishte bërë edhe kohë më parë në një intervistë të dhënë për mediat. 31- vjeçarja, e cila u nda papritur nga jeta mëngjesin e kësaj të diele, rrëfente se agjëronte çdo vit sepse muaji i Ramazanit i dhuronte qetësi e pozitivitet.

“Gjërat që kam arritur deri më sot, unë i kam kërkuar, unë jam lutur. Jam lutur për familjen time, për profesionin tim, jam lutur edhe për gjërat më minimale. Unë lutem çdo ditë, për çdo gjë të mundshme. Lutem shumë. Dhe pjesa më e madhe e lutjeve që kam bërë, Zoti m’i ka realizuar, edhe jam shumë mirënjohëse për këtë. Ramazani është muaji që më dhuron qetësi e pozitivitet… E kam nisur agjërimin në moshë të re. Duke qenë se unë vij nga një vend mysliman dhe pjesa më e madhe janë agjërues, kjo frymë u injektua edhe tek unë. Sigurisht kur u rrita unë i lexova librat fetarë, e studiova frymën time. E zgjodha që ta praktikoj sepse më bën të ndihem mirë dhe e dua fenë islame. Ka rasti që iftari më gjen me një kafe, por prap unë ndihem mirë. Më dhuron një qetësi dhe pozitivitet agjërimi, që nuk e ndjej në asnjë muaj të vitit. Bota e medias nuk është shumë e përkushtuar dhe shpesh edhe nuk të kuptojnë, megjithatë jo të gjithë”.- ka shprehur dikur Adela.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY