Lulzim Basha: Nesër nis marshimi i pandalshëm i Republikës së Re

Lulzim Basha: Nesër nis marshimi i pandalshëm i Republikës së Re

116
0
Shares

Nesër do të nisim marshimin e pandalshëm për themelimin e republikës së re, tha kreu i opozitës Lulzim Basha sot para protestuesve të cadra e opozitës.

Basha tha se protesta do të jetë më e madhja që është zhvilluar ndonjëherë nga opozita dhe në të do të përfshihen mijëra të rinj, nxënës e studentë, qytetarë nga e gjithë Shqipëria për të siguruar zgjedhje të lira e të ndershme.

“Me ne bashkohen nesër intelektualët, akademikët, artistët, truri dhe shpirti i kombit, elita e kombit që pushteti e ka zëvendësuar me kriminelë. Dita e nesërme do të hyjë në historinë e Shqipërisë si dita më e madhe në historinë e popullit shqiptar”, tha kreu i PD, Lulzim Basha duke theksuar edhe ndarjen me tranzicionin dhe qeverisjen e politikën e vjetër.

“Asgjë më e rëndësishme nuk do të ndodhë këto 24 orë, asnjë investim me të madh për veten dhe familjen nuk ka bërë asnjë vec asaj që të vijë nesër. Republikën e re do ta keni vetëm ju në duar dhe askush tjetër. Nuk ka krim, drogë, oligarki ta ndalë marshimin tonë. Ndaj me vendosmëri, me paqe dhe gëzim mirësevini të gjithë nga jugu në veri, nga lindja në perëndim, nesër në orën 12.00, në sheshin e historisë, së vlerave dhe të ardhmes evropiane, përfundoi Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY