VIDEO/ Vidhnin makinat dhe i shisnin për 500-1000 euro, “Skrapi” vë në...

VIDEO/ Vidhnin makinat dhe i shisnin për 500-1000 euro, “Skrapi” vë në pranga 4 persona

323
0
Shares

Katër persona janë vënë në pranga e ndersa  dy të tjerë janë në hetim në gjendje të lirë. Ata akuzohen për vjedhje makinash dhe blerje të sendeve të vjedhura. Arrestimet janë bërë gjatë operacionit të koduar “Skrapi”. Oficerët e Komisariatit numër 3, kanë bërë të mundur finalizimin e operacionit “Skrapi”, gjatë të cilit janë dokumentuar një sërë vjedhje makinash në Tiranë.

Në pranga janë vënë:

Mariglen Deva, 23 vjeç, banues në Fushë Krujë

Denis Baroka, 29 vjeç, banues në Fushë Krujë

Fatbardh Krova, 30 vjeç, banues në Tiranë

Bledar Gjoka, 38 vjeç, banues në Fushë Krujë

Si dhe janë proceduar në gjendje të lirë:

B. Sh., 54 vjeç, banues në Fushë Krujë

A. H., 41 vjeç, banues në Fushë Krujë

Mariglen Deva, në Rrugën “At Zef Pëllumbi”, është kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë, duke tentuar të vidhte automjetin e markës “Mercedes Benz”, në pronësi të shtetasit B. M.

Në afërsi është konstatuar një automjet i markës “Opel”, ku brenda po qëndronin tre shtetasit e tjerë të cilët janë arrestuar nga shërbimet e policisë.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta persona vinin në Tiranë duke përdorur automjetin e markës “Opel Corsa”, më pas bënin shënjestrimin e automjetit, i thyenin xhamin e pasëm dhe duke bërë zëvendësimin e çentralinës bënin ndezjen e automjetit.

Automjetet që vidhnin i shisnin në pikat e skrapit të shtetasve B. Sh. dhe A. H,  përkundrejt shumave monetare nga 500 deri në 1000 euro.

Gjatë kontrollit fizik, këtyre shtetasve u janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

Një kaçavidë,

Një palë doreza,

Një orë dore e marrë në automjetin e markës “Mercedes Benz”,

Pesë aparate telefonik të markave të ndryshme

Nga kontrollet e kryera në pikat e skrapit të shtetasve B. Sh. dhe A. H., janë gjendur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Katër dyer automjeti të markës “Mercedes Benz”,

Dy sinjale automjeti të markës “Mercedes Benz”,

Dy amplifikator automjeti të markës “BMV”,

Një difirencial automjeti i markës “Mercedes Benz”,

Një grup timoni automjeti i markës “Mercedes Benz”,

Një grup timoni automjeti i markës “BMV”,

Pjesë të ndryshme nga një automjet i markës “Volksvagen”.

Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Tiranës, për veprat penale “Vjedhje” e kryer në bashkëpunim dhe “Përvetësimi i sendeve të vjedhura”.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY