EMRI/ Itali, aksidentohet për vdekje nëna shqiptare e 5 fëmijëve

EMRI/ Itali, aksidentohet për vdekje nëna shqiptare e 5 fëmijëve

162
0
Shares

Një grua shqiptare ka humbur jetë si pasojë e një aksidenti të rëndë automobilistik. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e kaluar në Brescia. Mësohet se një makinë tip “Ford Focus” ka përplasur për vdekje një grua shqiptare, nënë e 5 fëmijëve. Shqiptarja e identifikuar si Elvira Hoxhaj, 40 vjeçe nënë e 5 fëmijëve ishte dërguar me urgjencë në spital, por nuk kishte shpëtuar. Autori i aksidentit, një italian 40-vjeçar është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, duke e lënë shqiptaren në rrugë. Ai është vënë në pranga pak orë më vonë nga policia, që u vu menjëherë në ndjekje të tij. Policia ka nisur hetimet në lidhje me aksidentin e ndodhur në një rrugën pa ndriçim, ndërsa italiani i arrestuar akuzohet për “vrasje në rrugë”, siç i cilëson kodi penal italian, aksidentet kur shoferi largohet nga vendi i ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY