EMRI/ Tentoi të kalonte drogë, arrestohet shqiptari në kufi me Greqinë

EMRI/ Tentoi të kalonte drogë, arrestohet shqiptari në kufi me Greqinë

160
0
Shares

Policia e Shtetit ka dhënë detaje në lidhje me lajmin e publikuar për kapjen e një sasie heroine nga Policia greke në Portin e Igumenicës, Greqi. Me datë 27 tetor 2017,  në portin e Igumenicës, nga kontrolli që ju bë mjetit tip “BMW”, me targa AA 301 GR me drejtues mjeti shtetasin Th.T, 53 vjeç, lindur në Korçë, i cili dispononte dokumente greke, në pjesën e pasme të sedileve poshtë portobagazhit në një vend të fshehtë të bërë enkas, policia greke gjeti  rreth 6 kg lëndë narkotike e llojit heroinë. Nga shkëmbimi i informacionit me palën greke, rezulton se lënda narkotike është ngarkuar në Shkup, Maqedoni dhe automjeti me lëndën narkotike nuk ka hyrë në territorin shqiptar por ka hyrë në Greqi, nga PKK Evzone  Selanik. Destinacioni i lëndës narkotike, sipas të dhënave hetimore ishte Bari, Itali.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY