DETAJE/ Masakrimi me çekiç i gruas shqiptare, kërkoi ndihmë nga policia

DETAJE/ Masakrimi me çekiç i gruas shqiptare, kërkoi ndihmë nga policia

152
0
Shares

Kanë dalë në dritë detaje të reja në lidhje me ngjarjen e ndodhur një natë më parë në zonën e Montecassiano, në provincën e Macerata në Itali, ku një shqiptar ka masakruar me çekiç ish bashkëshorten e tij pranë disko “Liola”. Pasi e ka pritur të dalë nga diskoja ku ishte me disa miq dhe mikesha, shqiptari 55-vjecar, Besnik Habiraj e ka ndjekur me makinë ish bashkëshorten dhe pranë një parku e ka masakruar me mjete të forta, duke përfshirë edhe një çekiç. Gruaja 41-vjecare e cila thuhet se është shqiptare ka bërtitur dhe ka bërë thirrje për ndihmë, ndërsa dëshmitarët kanë njoftuar policinë. Policia dyshon se shqiptari ishte bërë xheloz që ish bashkëshortja e tij ishte në disko dhe ka ndërmarrë veprimin ekstrem. Policia ka arrestuar 55-vjecararin, teksa gruaja është transportuar në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi ka marrë plagë të shumta në fytyrë dhe në kokë. Çifti kishte pak kohë që ishin ndarë. Në shtator një gjykatë kishte vendosur që shqiptari të mos i afrohej ish bashkëshortes së tij. Ata ishin ndarë për shkak se 55-vjeçari ushtronte dhune dhe e keqtrajtonte atë.

7-5

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY