Të dielën ndërron ora, kujdes! Ja si ndikon në shëndetin tonë

Të dielën ndërron ora, kujdes! Ja si ndikon në shëndetin tonë

212
0
Shares

Akrepat e orës do të ndryshojnë ditën e diel, duke u shtyrë me 60 minuta mbrapa. Lëvizja e akrepave bëhet duke u gdhirë e diela, në orën 03:00 të mëngjesit. Ky fenomen ndodh dy herë në vit: në javën e fundit të tetorit dhe në të dielën e fundit të marsit, kohe kur ora shkon para. Synimi është që të shfrytëzohet sa më mirë energjia diellore. Megjithatë trupi ynë nuk reagon shumë mirë ndaj ndryshimeve orare. Kjo çështje është studiuar nga shkencëtarë të ndryshëm dhe ka fituar edhe çmimin Nobel sivjet.

Por çfarë ndodh me trupin tonë?

Studimet e kryera në SHBA tregojnë se ditën e parë pas ndryshimit të orës, numri i aksidenteve rritet ndjeshëm. Kjo për shkak të ndryshimit të nivelit të melatoninës. Jo vetëm kaq, pas ndryshimit të orës, trupi ynë nuk reagon mirë dhe shtohen shanset për atake kardiakë, për goditje në tru dhe për rëndimin e simptomave të depresionit.

Cilat janë rekomandimet e mjekëve?

Ata thonë se ndryshimet hormonale sjellin edhe probleme me gjumin. Për këtë arsye rekomandohet që të reduktohet marrja e sasive të mëdha të sheqerit, të verës, glutenit dhe bulmetit. Mjekët thonë se duhen marrë edhe suplemente vitaminash, për të rregulluar balancën hormonale. Për të luftuar lodhjen, probiotikët janë një zgjidhje e mirë. Edhe ushtrimet fizike ju ndihmojnë. Nga ana tjetër, mjekët thonë se mos synoni të gjithë të bëni maksimumin e gjumit. Për secilin, nevojat për gjumë janë si gjurmët e gishtave, krejt individuale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY