DETAJE/ Masakra e Lushnjës, dyshohet se autorët janë larguar jashtë vendit me...

DETAJE/ Masakra e Lushnjës, dyshohet se autorët janë larguar jashtë vendit me pasaportë false

127
0
Shares

Autorët e masakrës së 11 tetorit 2017 në Lushnje janë në arrati.
Dy javë e gjysmë nga vrasja e Jurgen Hoxhës dhe Zamit Latifit policia dhe prokuroria e Lushnjes nuk kanë asnjë informacion për vendndodhjen e autorëve të dyshuar Laert Haxhiun dhe Orgest Bilbilin.
Sipas burimeve të ABC News , autorët e krimit mund të jenë larguar nga Shqipëria drejt Gjermanisë.
Në sistemin TIMS ata nuk figurojnë të kenë dalë nga vendi ynë, por dyshimet janë për kalim kufiri me pasaportë false ose nga kufiri tokësor drejt vendeve fqinje.
Kërkimet e Prokurorisë së Lushnjes për gjetjen e autorëve kanë vijuar edhe në rrethin familjar.
Prindërit e Haxhiut dhe Bilbilit pasi janë paraqitur në Prokurori kanë deklaruar se prej disa muajsh përpara vrasjes së dy personave, ata nuk kanë pasur komunikim me fëmijët e tyre.
Gjithashtu mësohet se janë marrë në mbrojtje dy familjet e autoreve të dyshuar për masakrën e Lushnjes ku mbetën të vrarë Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi.
Të rinjtë njihen si miqtë e ngushtë te Xhulio Shkurtit , djali i vëllait të Aldo Bares. Te po i njëjti vend , fare pranë komisariatit të Lushnjes ku ndodhi masakra, një vit me pare Laert Haxhiu plagosi me armë Xhulio Shkurtin dhe shokun e tij Sajmo Xheliun.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY