Iframe
IframeNë Portin Detar Durrës, rreth orës 20.05 të mbrëmjes së sotme në Terminalin e Pasagjerëve është kapur një person me lëndë narkotike, konkretisht
• Berald Islami 24 vjeç, banues në Durrës.
Në Portin Detar Durrës kanë qenë të planizuar me shërbim, Policia Kufitare me qen Anti- drogë; Forcat e Sigurisë Portuale dhe Shërbimi Doganor.
Në bazë të dyshimeve se shtetasi i mësipërm dispononte lëndë narkotike, gjatë kontrollit fizik nga policia, ai ka tentuar të largohet duke vrapuar, por është neutralizuar menjëherë nga Shërbimet e Policisë Kufitare të ndihmuara edhe nga Forcat e Sigurisë Portuale.
Në vijim i është ushtruar kontroll i imtësishëm ku në trup i’u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
• 6 pako të mbështjella me natriban, me peshë rreth 2 kg e 200 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Heroinë.
Shtetasi i mësipërm është person me precedent penal të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër jetës.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës po vijojnë veprimet e mëtejshme procedurale.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore materialet do ti referohen për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprën penale” Trafikimi i narkotikëve, mbetur në tentativë” parashikuar në nenin 283/a, 22 të Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/