EMRI & FOTO/ Arrestohet nipi tjetër 18-vjeçar i ish-deputetit socialist

EMRI & FOTO/ Arrestohet nipi tjetër 18-vjeçar i ish-deputetit socialist

314
0
Shares

Drejtori për Krimet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Josif Shtëmbari ka njoftuar sot se kanë arrestuar 3 persona me armë, mes tyre edhe Samuel Ndoka, nipi i ish-deputetit të PS, Arben Ndoka. Ai akuzohet se gjatë ditës së zgjedhjeve në 25 qershor, së bashku me kushërinjtë e tij plagosën Florian Dushkun, aktivist të LSI-së. Samuale Ndoka, është i dyti nip i ish-deputetit socialist që prangoset pas Donjet Ndokës, disa ditë më parë për plagosje.

Konkretisht u ndaluan…:
– Samuel Ndoka, pasi iu kap me vete një pistoletë me 7 fishekë
– Paolo (Francesk) Marinaj, pasi iu kap me vetë një armë pistoletë, me 7 fishekë si dhe një krehër që e mbante në çantën e krahut me 8 copë fishekë.
Të dy këta persona u arrestuan për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.

– Altin Mikaj, pasi me automjetin tip ‘Audi’, ka transportuar dhe fshehur të dy personat e sipërcituar, duke i ndihmuar për t’ju shmangur forcave të Policisë. Ndaj tij u mor masa e arrestit në flagrancë për veprën penale “Përkrahje e autorit te krimit”.

Shtetasi Samuel Ndoka, 18 vjeç, banues në Lezhë ishte në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për Ndokën, për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.
18 vjeçari në bashkëpunim me shtetas të tjerë, njëri prej tyre i arrestuar në datë 25 tetor 2017, nën kërcënimin e armës kanë kanosur dhe dhunuar ditën e zgjedhjeve të 25 Qershorit, shtetasin F. D.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY