Shkarkohen disa drejtorë burgjesh dhe dërgohen për ndjekje penale, ja kush janë

Shkarkohen disa drejtorë burgjesh dhe dërgohen për ndjekje penale, ja kush janë

609
0
Shares
Foto Ilustruese

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka deklaruar sot se disa drejtorë burgjesh në vend janë shkarkuar nga detyra dhe janë dërguar për ndjekje penale.
Po ashtu, ajo njoftoi nisjen e garës për 28 vende vakante në postet e drejtorëve të burgjeve.

Janë shkarkuar nga detyra drejtorët e burgjeve…
Drejtori i IVP-së Lezhë për shkelje administrative dhe shpërdorim detyre,
Drejtori i IVP-së Rrogozhinë për shkelje administrative dhe shpërdorim detyre,
Drejtori i IVP-së Lushnje për shkelje administrative dhe shpërdorim detyre,
Drejtori i IVP-së Peqin për shkelje administrative dhe shpërdorim detyre,
Drejtori i IVP-së Tepelenë për shkelje administrative,
Drejtori i IVP-së Sarandë për shkelje administrative dhe figuron person i dënuar më parë,
Drejtori i IVP-së Berat shkelje administrative dhe person me precedent penal,
Drejtori i IVP-së Durrës për shkelje administrative dhe shpërdorim detyre.

Nga kontrollet e muajve të fundit, janë konstatuar qindra raste të futjes në burgje të objekteve të ndaluara, që cenojnë sigurinë.
Gjonaj theksoi se nuk do të ketë më emërime politike në burgje, por vetëm profesionistë. Ministrja garantoi se në vendet bosh të drejtorëve janë komanduar profesionistë me vjetërsi dhe merita.
Ministrja theksoi faktin se është rëndësi, ndjekja penale e personave të shkarkuar nga detyra, pasi drejtësia duhet të bëjë punën e saj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY