Kryemadhi: Rama të dorëzojë Lolon

Kryemadhi: Rama të dorëzojë Lolon

123
0
Shares

“Rama të dorëzoje Lolon dhe të lërë drejtësinë të bëjë punën e saj.”
Kështu është shprehur kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi gjatë një takimi me strukturat e LSI-së në qytetin e Shkodrës.
Ndër të tjera ajo është shprehur se LSI është e vendosur të demaskojë këtë kryeministër lolo dhe të gjithë zinxhirin kriminal, informon zyra e shtypit e kësaj partie.
LSI është e vendosur të demaskojë këtë kryeministër Lolo dhe të gjithë zinxhirin kriminal. Rama një kryeministër në ikje i frikësuar.”
Kryemadhi akuzoi Ramën se censuroi në televizione aktivitetin që u mbajt dje në Tropojë ku PD e LSI ishin bashkë për përurimin e statujës së Azem Hajdarit.
“Nga frika Rama censuroi në televizione aktivitetin madhështor për Azem Hajdarin. Gjendja e varfërisë dhe e papunësisë në Shqipëri alarmante. Qindra mijëra familje jetojnë me pak se 2 dollarë në ditë. Qeveria u zhvati 70 milionë euro qytetaterëve, për t’ua dhënë oligarkëve. Më këto para do të ishin financuar 70. 000 vende të reja pune”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY