Një djalë 10-vjeçar është ndjekur nga policia e Ohajos, pasi kishte marrë makinën e të dashurit të mamasë së tij dhe kishte dalë në autostradë. Prej 45 miljesh policia ishte në ndjekje të 10-vjeçarit.
Videoja tregon momentin kur djali doli jashtë rrugë dhe vazhdon t’i japë makinës në krahun e kundërt të tabelave, kështu duke iu shmangur oficerëve të policisë. Më shumë se 5 makina ishin në ndjekje të 10-djeçarit dhe më në fund arritën ta ndalonin atë, duke e prangosur.
I marrë në pyetje nga oficerët e policisë djali u shpreh se ai e mori makinën e nënës së tij pasi ishte tepër i mërzitur. Shoferët e shokuar nga ajo ç’ka kishin parë thanë se djali i jepte makinës me më shumë se 100 milje/orë.
Pas 1 orë e 30 minuta ndjekje, fatmirësisht gjithçka shkoi mirë pasi s’pati të lënduar dhe asnjë makinë tjetër nuk u dëmtua.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/