EMRA & FOTO/ Fushë Arrëz, sherr për tepsinë mes socialistëve, koordinatorja e...

EMRA & FOTO/ Fushë Arrëz, sherr për tepsinë mes socialistëve, koordinatorja e PS akuzon kryebashkiakun për falsifikim

182
0
Shares
Franka Toplana

Duket se gjakrat mes socialistëve të Fushë Arrzit janë nxehur keqazi, pasi anëtarja e Asamblesë Kombëtare të PS, njëherazi kreu i djathtë në fushatë i kryebashkiakut aktual, e akuzon këtë të fundit për falsifikim dokumentesh.
Franka Toplana, e cila ndryshe njihet dhe si strategia e fushatave të Partisë Socialiste, duket se ka thyer heshtjen mbi turbullirat që kanë krijuar zhurmë prej ditësh në qytetin e Fushë Arrzit, teksa përmes një statusi në rrjetin social ka hedhur akuza të forta ndaj kryebashkiakut socialist në qytetin verior.
Çdo gjë duket se ka nisur për shkak të një shkrese nga Tuci, drejtuar kreut të Arsimit në Pukë, Nikolin Prenga, për shkarkimin e drejtorit të Qendrës kulturore të Fëmijëve në Fushë Arrëz, Mark Toplana, i cili është dhe bashkëshorti i Toplanës.
Në statusin e saj, ajo i kujton ish-bashkëpunëtorit të saj në fushatat elektorale se si i kishte ngjitur shkallët e bashkisë, ndërsa i premton se “ashtu siç e ndihmoi t’i ngjiste ato shkallë, ashtu do t’i ndihmojë dhe t’i zbresë, teksa e akuzon për falsifikim të listë-prezencës së punonjësve të Qendrës Kulturore të Fëmijëve në Fushë Arrëz”.
“Unë jam ajo Franka që gjithmonë kam thënë fjalë të mira për ty! Unë jam ajo, që të dhashë dorën të ngjitje shkallët e bashkisë! Edhe tani, po të them ‘Të lumtë dora’, se do të të shtyj të shkosh aty ku e meriton!”, shkruan ndër të tjera Franka Toplana një ndër shtyllat e Partisë Socialiste në Fushë Arrëz.
Teksa shpjegon situatën e krijuar, ajo e denoncon hapur atë, të cilit i organizoi fushatën për t’u zgjedhur kryetar bashkie, afro tre vite më parë.
“Atij i duhet me patjetër ulja nga detyra e drejtorit të QKF, sepse duhet me patjetër të marrë shpërblimin për këtë! Dhe, strategjia me të cilën mendon të realizoje shkarkimin është kjo: Me dorën e vetë dhe me vullnetin e lire, falsifikon listë-prezencën e QKF Fushë Arrëz, dhe pikërisht këtë falsifikim zyrtar e përdor si motiv për ulje nga detyra të drejtorit. Mirëpo dita që ka falsifikuar kryetari me dorën e tij, rezulton të jetë ditë pune intensive dhe e protokolluar ne librin e mbledhjeve të QKF Fushë Arrëz në prezencën e të gjithë kolektivit”, shkruan në reagimin e saj Franka Toplana.
E kontaktuar nga “BalkanWeb”, Toplana shprehet se pikërisht për këtë falsifikim ajo do t’i drejtohet dhe organeve të Prokurorisë, ku do të bëjë dhe denoncimin përkatës ndaj kreut të bashkisë.
Situate e krijuar në qytetin ish-industrial mes dy eksponentëve të rëndësishëm të Partisë Socialiste, ka krijuar një situatë të përçartë në zonën e vogël veriore, teksa debati mes dy ish-bashkëpunëtorëve të hershëm është kthyer në temën e ditës për banorët e Fushë-Arrzit. BalkanWeb

Fran Tuci

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY