SKANDAL/ Qeveria 2.3 milionë $ rimbursim të padrejtë për koncesionin e Check-Up

SKANDAL/ Qeveria 2.3 milionë $ rimbursim të padrejtë për koncesionin e Check-Up

107
0
Shares

Koncesionari i Check Up dyshohet nga Kontrolli i Lartë i Shtetit se ka përfituar rimbursim të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar në mënyrë të padrejtë.
KLSH ka renditur në një raport shkeljet e disiplinës financiare të institucioneve, ku në këtë listë rezulton edhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
Ky fond ka dhënë ndaj firmës që ofron shërbimin e kontrollit bazë në shëndetësi 2.3 milion dollarë rimbursim për tatimin mbi vlerën e shtuar.
Por KLSH evidenton se kthimi i këtyre parave është bërë në mënyrë padrejtë.
Kontrolli i Lartë i Shtetit është shprehur në një tjetër raport se organi kompetent që vlerëson nëse një kompani është subjekt i rimbursimit të TVSH-së apo jo është vetëm Drejtoria e Përgjithshme Tatimeve.
Në kontratën e shtetit me kompaninë që ka Check-Up-in nuk qartësohet nëse ky subjekt është i përjashtuar apo jo nga TVSH, ndërsa në ligjin “për tatimin mbi vlerën e shtuar” në Shqipëri subjektet që ofrojnë shërbime në fushën shëndetësore janë të përjashtuara nga kjo taksë.
Në rastin që kompania e cila ka kontratën për shërbimin e Check-Up është e përjashtuar nga TVSH, atëherë përfitimi i këtyre parave është bërë në mënyrë të padrejtë. Për të zgjidhur këtë dilemë, KLSH i është drejtuar Tatimeve me një letër për t’i dhënë përgjigje kësaj çështje.
Koncesionet në shëndetësi për vitin e ardhshëm do t’i kushtojnë buxhetit të shtetit 39 milionë dollarë, afërsisht sa gjysma e pagesave që jepet mbështetje buxhetore për kontratat e formës partneritet publik – privat. Në total pagesat për shërbimet e partneritetit me privatin arrijnë në 2018-ën 94 milion dollarë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY