VIDEO/ Saimir Tahiri “i përpiktë”, paraqitet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda

VIDEO/ Saimir Tahiri “i përpiktë”, paraqitet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda

112
0
Shares

Pas kontrollit që iu bë dje në banesë, ish-ministri dhe deputetit Saimir Tahiri, atij i është kërkuar dhe është paraqitur në Prokurori për të dëshmuar në lidhje me dosjen Habilaj, që implikon edhe atë.
Kërkesa është firmosur ditën e djeshme nga Prokurori Besmir Hajdarmataj, ndërsa Tahiri është paraqitur sot para grupit të prokurorëve.
Saimir Tahiri ka qenë “i përpiktë”, kur është shfaqur fiks në orar, (ora 14.00) në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
Pak më pas në organin e akuzes janë shfaqur dhe kanë hyrë edhe dy avokatët e tij, Maksim HAxhia dhe Artan Hajdari.
Ditën e djeshme katër oficerë të policisë gjyqësore u paraqitën tek shtëpia e ish-ministrit Saimir Tahiri për të kontrolluar rreth dy orë banesën, pas urdhrit të Prokurorisë.
Ish-ministri Tahiri akuzohet për trafik droge dhe korrupsion pasiv i zyrtarëve të lartë.
Deputeti Saimir Tahiri po hetohet pas përgjimeve italiane të bandës së Habilajve, ku një prej të arrestuarve në Itali ka përmendur edhe emrin e ish-ministrit të Brendshëm.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY