SKEMA E RE/ Ulja e pragut të TVSH, bizneset do të paguajnë...

SKEMA E RE/ Ulja e pragut të TVSH, bizneset do të paguajnë 13 mln dollarë shtesë

132
0
Shares

Qeveria ka vendosur që të shtrijë regjimin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar për biznesin që qarkullon deri në 2 milionë lekë. Ky hap, edhe pse me tërheqje në raport me deklaratat e para të qeverisë kur TVSH-ja do shtrihej nga qarkullimi zero, nuk duket të jetë pa një efekt financiar. Madje në raport me atë që sot realisht paguan biznesi jashtë pragut që përfshin taksat e bashkisë, është një vlerë jo dhe aq modeste. Qeveria në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm ka deklaruar se efekti nga kjo masë do të jetë deri në 1.5 miliardë lekë, ose rreth 13 dollarë.

“Rishikimi në ulje i kufirit të regjistrimit në T.V.SH. do të ketë një efekt shtesë në të ardhura me rreth 1-1.5 miliard lekë në vit. Në fakt qëllimi i rishikimit të këtij pragu nuk është sigurimi i të ardhurave shtesë, pasi shuma e parashikuar e tyre, krahasuar me numrin e bizneseve të vogla është e vogël.

Qëllimi madhor i kësaj nisme ka të bëjë kryesisht me formalizimin e tregut dhe verifikimin e zinxhirit të transaksioneve deri tek konsumatori final” thuhet në relacion.

Të ardhurat nga TVSH-ja në 2018

Për vitin 2018, sipas projektbuxhetit, të ardhurat nga T.V.SH.-ja parashikohet të jenë në masën 150.7 miliard lekë, 11.4 miliard lekë më shumë se pritshmëria për vitin 2017 ose 8.2 %.

“Krahas TVSH-së që do të gjenerohet si rezultat i rritjes ekonomike, rritjes së volumit të importeve dhe konjukturës së çmimeve ndërkombëtare, burimi kryesor i të ardhurave shtesë nga TVSH-ja për vitin 2017, do te jetë përmirësimi i administrimit të këtij tatimi, lufta ndaj informalitetit si dhe kontrolli i zinxhirit të transaksioneve të subjekteve në TVSH” thuhet në relacion./monitor/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY