VIDEO/ Mos e përzieni më kurrë Vodkën me Red bull

VIDEO/ Mos e përzieni më kurrë Vodkën me Red bull

201
0
Shares

Për vite të tëra, doktorët kanë paralajmëruar për rreziqet e përzierjes së alkoolit me pijet që kanë kafeinë. Një nga pijet më të famshme është Vodka-Red Bull, që shërbehet nëpër lokale të ndryshme përreth botës. Pavarësisht paralajmërimeve, njerëzit vazhdojnë ta pinë këtë pije. Tani një hulumtim i ri mund të bëjë që njerëzit ta rimendojnë këtë. Hulumtuesit kanë gjetur një arsye të re pse duhet ta shmangni pirjen e Red Bullit me vodka. Hulumtuesit kanë gjetur se njerëzit që pinë pije me kafeinë të përzier me alkool bëhen shumë më të pamatur se kur pinë vetëm alkool. Kjo për shkak se, pija energjike e kombinuar me alkool, shkakton më shumë “trullosje” sesa vetëm alkooli. Një pije e tillë ka tendencë që të çojë në nivele më të larta të dehjes. Kjo pasi kur njerëzit dehen me alkool, normalisht ata fillojnë të ndjehen më të lodhur. Por me kafeinën në alkool, personi ka më shumë energji dhe nuk e di se sa i dehur është, duke e bërë që të pijë edhe më shumë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY