Bashkia e Bajram Currit, do të inaugurojë nesër, ditën e premte, shtatoren e “Heroit të Demokracisë” Azem Hajdari.
Në përurimin e shtatores do të marrin pjesë shumë personalitete të rëndësishme të vendit.
I pranishëm në këtë ceremoni do të jetë dhe ish Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ish-kryeministri Sali Berisha, kryetari i PD Lulzim Basha, si edhe përfaqësues nga Qeveria e Kosovës dhe nga institucione të ndryshme të rëndësishme në Maqedoni, Malin e Zi, Lugina e Preshevës, Diaspora, nga Trupi Diplomatik i huaj i akredituar në Shqipëri, etj. DRONI.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/