DENONCIMI/ Babai i dërgon kushërinjtë për të masakruar djalin dhe ish-gruan në...

DENONCIMI/ Babai i dërgon kushërinjtë për të masakruar djalin dhe ish-gruan në banesë

145
0
Shares

“Ishin dy persona, të maskuar dhe armatosur. Sa hynë brenda më dolën sytë xixa sepse më qëlluan. Mamin e rrahën keq. Ishin kushërinjtë e mi, i njoha. I ka futur babai”.
Kjo është dëshmia e rëndë që dha sot në studion e “Zemër të hapur” në “Neës24” një 14-vjeçar nga Vlora.
Teksa shoqërohej nga nëna e tij, Fatbardha Sakaj, e cila tregoi dhunën e ish-burrit të saj për 25 vite, djali hodhi akuza edhe më të rënda për të atin. Sipas tij, babai në shenjë hakmarrje ndaj nënës, dërgoi në banesë dy kushërinjtë e tij, që i dhunuan dhe terrorizuan me armë zjarri, ngjarje kjo e ndodhur në 14 gusht të këtij viti, shkruan ‘BalkanËeb’.
“Ndjeva se ishte ora 00:18, kur shkova hapa derën e dhomës ku flinim, dhe më pas hapa derën kryesore të shtëpisë. Pashë dy persona. Më dolën sytë xixa, më qëlluan në kokë dhe më pas më goditën katër herë. Ata ishin veshur me të zeza, me maska, dhe kishin elektrikë në kokë apostafat. Babai ishte në dhomën tjetër. Ata i thanë babit ‘shtrihu barkas, mos fol’. Ai i thoshte; ‘ça kini me mua’. Kurse mua më thanë; ‘ku e kini hashashin, ku e keni’? ‘S’kemi’ i thashë. Goditën mamain 3 herë pas koke, në fytyrë, më pas mamai u përplas pas një cepi bufeje dhe i ra të fikët. Motra iu shpëtoi, u fsheh në baçe. Sa ikën ata, i hodha ujë të ftohtë mamit. Kur ishin ne dhomë ata më pyetën; ku është vëllai? U thash; ‘ç’u duhet juve’. Pastaj qëlluan me automatik. Njëri qëllonte, tjetri mblidhte gëzhojat. Për fat të mirë atyre iu ra një plumb i paplasur. Shkova i hidhja ujë mamit, gjeta motrën. I pari ishte; Ervin Karçnaj, djali i hallës dhe Dritan Halilaj nga Gjormi, përsëri kushëri. Unë mendoj që ata i futi babai, iu kundërvunë mamit. ‘Pse flet në telefon dhe merr policinë. Merr edhe policinë pale”, kështu i thanë ata mamit. Se kam takuar më, e kam takuar vetëm rastësisht’, tha djali i mitur i Fatbardha Sakajt. Ndërkohë, babai i djalit mohoi ngjarjen kategorikisht. Në një lidhje telefonike në studio, Shehmedin Sakaj tha se gruaja e tij dhe djali mashtrojnë. ‘Pyet zonjën dhe njerëzit e saj. Zonja mashtron’”, tha ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY