REAGIMI/ Donald Lu flet për rastin “Tahiri”: Qytetarët duhet të dinë të...

REAGIMI/ Donald Lu flet për rastin “Tahiri”: Qytetarët duhet të dinë të vërtetën, askush nuk është mbi ligjin

141
0
Shares

“Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin. Qytetarët duhet të dinë të vërtetën” ka deklaruar ambasadori Donald Lu lidhur me çështjen e deputetit Saimir Tahiri.

Ambasadori amerikan Donald Lu ka reaguar për kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda e cila kërkonte arrestimin Saimir Tahirit si dhe rrëzimin e kësaj kërkese nga Kuvendi. Lu tha se jeni duke parë se si po shkruhet historia.
Ish ministri i Brendshëm dyshohet nga prokuroria se ka lidhje me organizatën italo-shqiptare që u godit në Catania të Italisë. Ndërkohë Kuvendi dje refuzoi autorizimin e prokurorisë për arrestimin e tij por lejoi vijimin e hetimeve.
“Jeni duke parë se si po shkruhet historia. Në komunizëm dërgoheshin të pafajshëm në burgje. Në 27 vite shumë politikanë i kanë shpëtuar drejtësisë. Nuk më takon të them nëse Saimir Tahiri është fajtor apo jo. Qytetarët duhet të zbulojnë të vërtetën. Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin. Publiku duhet të dijë të vërtetën për çështjen Tahiri”
Deklarata u bë në takim me këshillin rinor të ambasadës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY