SKANDALI i DROGËS/ Olta Xhaçka urdhëron kontrollin e zonave ushtarake dhe radarëve...

SKANDALI i DROGËS/ Olta Xhaçka urdhëron kontrollin e zonave ushtarake dhe radarëve – A po “i vjen rrotull” Mimi Kodhelit?!

143
0
Shares

Ministria e Mbrojtjes nis evidentimin e pronave që aktualisht nuk janë vend-dislokime ushtarake. Ministrja Olta Xhaçka gjatë vizitës në Bazën Ajrore të Farkës, ku u takua me drejtues të Forcës Ajrore Shqiptare bëri me dije se ka nisur puna për kontrollin e isha pronave, të cilat administrohen nga Forcat e Armatosura.
Për përdorimin e pronave të ushtrisë si “magazina” droge, apo edhe për mosfunksionimin e radarëve, më se një herë pararendësja e Olta Xhaçkës në ministrinë e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, është akuzuar publikisht nga mediat dhe opozita.
“Aksioni” më i fundit i Olta Xhackës, vjen në sinkron me rikthimin e këtyre akuzave ndaj Mimi Kodhelit, pas skandalit më të fundit për implikim në trafik droge edhe të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
“Ministria e Mbrojtjes ka nisur një kontroll të imtësishëm nëpër të gjitha ish-pronat të cilat ka nën administrim. Çdo repart e komandë është ngarkuar që me të gjitha burimet njerëzore në dispozicion, të evidentojë saktësisht statusin aktual pikërisht të atyre pronave që aktualisht nuk janë vend-dislokime ushtarake. Ky kontroll po ndërmerret edhe një herë në zbatim të Vendimit 248 të Këshillit të Ministrave datë 29 Mars 2017, për parandalimin e mundësive për ushtrim aktivitetesh të paligjshme nëpër këto prona. Ky kontroll zhvillohet gjatë kësaj jave dhe do të përfshijë përmes një plani të saktë çdo pronë ish-ushtarake kudo që të jetë ajo. Vëmendja e qeverisë është maksimale dhe çdo veprimtari e jashtëligjshme do të marrë përgjigjen ligjore”, deklaroi ministrja.
Përmes aktit normativ, të miratuar pak javë më parë, Qeveria dha mbështetjen e saj për Forcat e Armatosura. Janë katërqind milionë lekë të reja, të cilat, sipas Ministres Xhaçka do të përdoren për modernizimin e Forcave të Armatosura.
“Do të përmirësojmë ndjeshëm çdo njësi e tregues për t’i shërbyer qytetarëve të këtij vendi. Si qeveri e qytetarëve, duhet të ngremë në maksimum vëmendjen dhe kontrollin ndaj çdo fenomeni apo situate. Përmes kësaj rritje në buxhet kemi siguruar fondet e nevojshme për blerjen e sistemit radar ajror, investimi i parë për ruajtjen e qiejve shqiptarë në demokraci. Së bashku me Ministrin e Brendshëm, kolegun Fatmir Xhafaj kemi ngritur një grup të përbashkët inspektimi për të inspektuar në detaje situatën aktuale me vëzhgimin e hapësirës detare.
Do të nxjerrim konkluzionet e nevojshme dhe përgjegjësitë e rastit”, tha ndër të tjera ministrja Xhaçka.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY