Deklarata e SHBA, reagon Basha: Rama të ndali kërcënimet ndaj prokurorëve, ti...

Deklarata e SHBA, reagon Basha: Rama të ndali kërcënimet ndaj prokurorëve, ti hapë rrugë bërjes së drejtësisë ndaj Tahirit

90
0
Shares

Pas deklaratës së Zëvendësndihmëssekretari amerikan i shtetit, Hoyt Brian Yee, në mbështetje të prokurove shqiptarë, duke i kërkuar qeverisë të luftojë korrupsionin, ka reaguar kreu i PD-së, Lulzim Basha.
Sipas Bashës, mazhoranca qeverisëse, duhet të ndali kërcënimet ndaj prokurorëve dhe ti hapë rrugë bërjes së drejtësisë ndaj Tahirit.
“Deklarata e qeverisë amerikane është e qartë: askush nuk është mbi ligjin, askush nuk duhet të gëzojë imunitet nga ligji, prokurorët dhe gjyqtarët duhet t’i shkojnë deri në fund çështjes, është përgjegjësi e qeverisë të tregojë me vepra se është kundër krimit dhe korrupsionit.
Duke përshëndetur deklaratën e Zëvendës Ndihmës Sekretarit Hoyt Brian Yee, i inkurajoj fuqimisht prokurorët, gjyqtarët dhe të gjithë punonjësit e drejtësisë që të mos ndikohen e mos tremben nga asnjë presion politik dhe të mos ndalen as të shkurajohen por të punojnë me kurajo profesionale dhe përkushtim atdhetar deri sa të nxjerrin të vërtetën dhe të bëjnë drejtësi në çështjen Tahiri.
Është momenti që Rama dhe shumica në pushtet të ndalin sulmet dhe kërcënimet ndaj prokurorëve, gjyqtarëve, dhe dëshmitarëve, të cilat kanë dëmtuar bërjen e drejtësisë në rastin Tahiri, dhe besueshmërinë e popullit se politikanët nuk janë mbi ligjin. Pandëshkueshmëria e politikanëve duhet të marrë fund.
Propagandën dhe llomotitjet në hava për drejtësinë nuk i beson më askush. Sot qytetarët presin të shohin me vepra se politikanët përgjigjen para ligjit dhe dënohen kur shkelin ligjin”, u shpreh Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY