U vra nga kushëriri, fjalët e fundit të 66 vjeçarit: Mirë u...

U vra nga kushëriri, fjalët e fundit të 66 vjeçarit: Mirë u takofshim në Gjirokastër

426
0
Shares

“Mirë u takofshim në Gjirokastër!”, këto kanë qenë fjalët e fundit të Aleko Kostës, i cili sot u vra bashkë me gruan e tij Afërditën nga kushëriri në banesën e tyre. Edhe dje Aleko ishte prezent dhe aktiv në rrjetet sociale. Ndërsa miqtë dhe të njohurit komentonin një foto të tijën me Afërditën, 66-vjeçari iu kthente përgjigje me falënderime e urime të shumta. Në njërin prej tyre, ndërsa një mik i shkruante me superlativa duke shprehur vlerësimin maksimal për të, edhe Aleko e falënderonte dhe i thoshte se ndjehej i privilegjuar dhe shumë i përkëdhelur, e ndër të tjera uronte takimin sa më të shpejtë në Gjirokastër, por të parealizueshmë. Aleko dhe Afërdita Kosta u vranë mëngjesin e sotëm nga kushëriri i 66-vjeçarit, djali i xhaxhait Apostol Kosta. Në banesë në momentin e ngjarjes ishte edhe djali adoleshent i Afërditës nga martesa e parë. Dyshohet se krimi i dyfishtë ndodhi për arsye pronësie.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY