Fama e tasqebapit shqiptar mbërrin deri në shkollat italiane

Fama e tasqebapit shqiptar mbërrin deri në shkollat italiane

196
0
Shares

Tasqebapi, një pjatë tradicionale e jona e padyshim edhe shumë e shijshmë. Një pjatë, shijen e së cilës, me sa duket kanë filuar ta provojnë edhe në shtetin fqinj Italinë. Në menunë e një shkolle në Chianti, një krahinë e Toskanës në Itali është i përfshirë edhe tasqebapi ynë.

Ai është përshkruar si pjatë tradicionale shqiptare përbërja e të cilit në thelb ka mishin. Në menu veç të tjerash përfshihen edhe pjata nga vende të ndryshme.

Aventura mes shijeve do të përfshijë mbi 3.000 fëmijë në qytetet e Chianti-it  ku përqindja e studentëve të huaj arrin 10-11%. Propozimi i menusë është përpunuar në bashkëpunim me Institutet Gjithëpërfshirëse dhe në disa raste me prindërit e huaj.

“Ushqimi do të thotë së pari ndarjen e një momenti kulturor, komunikimi dhe ndërveprimi me njëri-tjetrin nëpërmjet të vegjëlve që nxit dijen dhe integrimin. Mësimdhënia, larmia dhe fantazia në shkollë janë gjithashtu të dobishme për të luftuar fenomenin e refuzimit. Fëmijët e dinë, por presin që t’i japim atyre një sasi të duhur besimi”, thotë kryetari i Bashkisë Paolo Sottani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY