Dritan Zagani: Si e njoh unë dëshmitaren e mbrojtur që fundosi Saimir...

Dritan Zagani: Si e njoh unë dëshmitaren e mbrojtur që fundosi Saimir Tahirin

575
0
Shares

Ish-oficeri i policisë që ndodhet në azil politik, Dritan Zagani ka folur në lidhje me dëshmitaren e mbrojtur të drejtësisë, oficeren, për të cilën thuhet se ka dëshmuar kundër Saimir Tahirit në Prokurori.
Zagani është shprehur se e njeh oficeren e policisë B.A. si një grua të arsimuar dhe shumë të mirë.
“Deri në momentin e arrestimit tim e kam pas njohur për një grua të arsimuar dhe shumë të mirë , nënë të tre fëmijëve. Nuk e kam menduar deri në atë pikë sa të jetë vegël e grupit kriminal “Habilaj”. Ka punuar si oficere në Krimin Ekonomik”, u shpreh Zagani për Fax News.
Oficerja e policisë me dëshmitë e saj mendohet se ka fundosur ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Të dhënat mbi dëshmitaren e mbrojtur iu paraqiten Këshillit të Mandateve nga prokurorët e çështjes “Tahiri”. Emri i saj doli në media me gjasë nga ndonjë deputet i PS edhe pse publikisht të gjithë e mohojnë këtë fakt. Për daljen në mediat të emrit të bashkëpunëtores së drejtësisë ka reaguar edhe Basha i cili e dënoi aktin e rëndë të deputeteve socialistë pasi dëshmitares tashmë mund ti rrezikohet jeta e saj dhe e familjes pasi ka dhënë informacione për Habilajt dhe lidhjen e tyre me Tahirin.
Gjithmonë referuar atyre që shkruhen në media, oficerja e policisë ka qenë e lidhur me Moisi Habilajn dhe ka ditur shumë mirë si ka funksionuar grupi, por me arrestimin e tyre ajo ka vendosur të flasë dhe të bashkëpunojë me organin e akuzës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY