FOTO & DETAJE/ Elbasan, ja si u grabit natën banesa e biznesmenit...

FOTO & DETAJE/ Elbasan, ja si u grabit natën banesa e biznesmenit të njohur

230
0
Shares

Bastiset natën banesa dhe makinat e një biznesmeni në Elbasan. Ngjarja ndodhi në fshatin Mengël, rreth orës 04:00, ku persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur kasafortën, si edhe dy mjete të parkuara në oborrin e banesës dhe më pas janë larguar. Vjedhja ka ndodhur në banesën e shtetasit Ylli Salla, i cili pasi ka konstatuar vjedhjen, ka kryer edhe denoncimin në orët e para të mëngjesit të së hënës.
Sakaq, burime të Policisë bënë të ditur dje se “ka qenë ora 04.00 e mëngjesit të së hënës, kur persona të paidentifikuar kanë hyrë nga dera e banesës së ulët në pronësi të biznesmenit Ylli Salla. Kur kanë parë që ata kanë qenë në gjumë, kanë marrë kasafortën që ndodhej në banesë, si edhe çelësat e dyja mjeteve që ndodheshin në bufenë e sallonit.
Pas kësaj, autorët janë larguar duke marrë edhe mjetet, edhe kasafortën”, bënë të ditur burime nga grupi i hetimit. Pasi ka parë që mjetet mungojnë në oborrin e banesës, pronari i banesës ka vërejtur se edhe në sallon mungonte kasaforta.
I alarmuar për ngjarjen, ai ka kryer menjëherë kallëzimin në Polici. Edhe pse Policia nuk jep detaje, si dhe vetë biznesmeni, vjedhja e banesës së tij gjithsesi mbetet mister, për vetë faktin se ajo është kryer në kohën kur pronari me bashkëshorten dhe fëmijët e tij kanë qenë në gjumë. Gjithsesi, Policia ka nisur hetimet ndërsa përjashton faktin se banesa e biznesmenit mund të vjedhur nën kërcënimin e armës nga autorët.
Policia po punon për kapjen e autorëve, ndërsa ende nuk dihet nëse në banesë biznesmeni kishte të instaluar kamera, çka do ta bënte më të lehtë identifikimin e autorëve.
Ndërsa vetë Ylli Salla nuk ka mundur dot të vendosë gishtin se kush mund të jenë autorët e dyshuar të vjedhjes së banesës së tij.

Reagimi familjarëve
Policia nuk ka dhënë detaje në lidhje me shumën e parave të grabitura, por dyshohet se Salla në kasafortë të ketë pasur një shumë të madhe parash që i kalojnë 10 milionë lekë të vjetër. Ndërkaq, vajza e biznesmenit i ka kërkuar ndihmë komunitetit duke ofruar para në këmbim të informacionit.
“Unë Suzana Salla, e bija e biznesmenit Y. Salla, në emër të familjes sime deklaroj se vëmë në dispozicion të personave që kontribuojnë për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e menjëhershme të vjedhjes së banesës së familjes sonë një shumë të konsiderueshme parash.
Ky shpërblim vlen për çdo informacion që mund të na jepni nga kushdo që ka parë vjedhësit, duke qarkulluar mëngjesin e sotëm (dje) me makinat me targa: AA 393 PV dhe HP 565 J”, thuhej në reagimin e vajzës së biznesmenit të grabitur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY