Durrës, dy aksidente, plagosen nëna me foshnjën dhe një grua tjetër

Durrës, dy aksidente, plagosen nëna me foshnjën dhe një grua tjetër

139
0
Shares

Dy aksidente me pasojë plagosjen e tre personave, mes të cilave një fëmijë i mitur 3 vjeç, janë regjistruar në Durrës një ditë më parë. Aksidentet kanë ndodhur në lagjen nr. 4, ku nëna me vajzën 3 vjeçe janë përplasur nga një “Benz”, si dhe në lagjen nr. 15 ku është përplasur një tjetër këmbësore.
Raportohet se tre të plagosurat ndodhen në spital nën kujdesin e bluzave të bardha, ndërsa ndaj drejtuesve të automjeteve, policia ka referuar materialet në Prokurori.

Aksidenti 1
Më datë 23. 10. 2017, drejtuesi i një “Benz”-i, L. S., 30 vjeç, banues në Shkallnur, ka aksidentuar në lagjen nr. 4, Durrës 31-vjeçaren S. Ç., me fëmijën e saj, A. Ç., 3 vjeçe, të dyja banuese në Durrës. Ato ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Aksidenti 2
Më datë 23. 10. 2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin G. Th., 42 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 15, duke drejtuar një “Opel” ka aksidentuar këmbësoren M. M., 51 vjeçe, banuese në Durrës. Gruaja ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY