Përgjegjësja e Zyrës Postare Pirg në Maliq të Korçës ka përfunduar në hetim në gjendje të lirë pasi dyshohet se ka vjedhur duke shpërdoruar detyrën dhe falsifikuar dokumentet.
Sipas burimeve të Policisë së Korçës, mësohet se oficerët e Seksionit kundër Korrupsionit në Policinë e Korçës, kanë nisur procedimin penal në gjendje të lirë ndaj 35-vjeçares me inicialet A. S., banuese në fshatin Velitërnë-Maliq, me detyrë përgjegjëse e Zyrës Postare Pirg-Maliq.
Procedimi ndaj saj filloi pasi, dyshohet se kjo shtetase ka kryer veprime në kundërshtim me ligjin duke përvetësuar një sasi të konsiderueshme lekësh, nga tarifat e shërbimit të pensioneve së pensionistëve.
Dosja ia ka kaluar Prokurorisë së Korçës për veprat penale, ‘vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën’, ‘Falsifikimi i dokumenteve’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’.
Njoftimi i plotë i Policisë së Korçës
Specialistët e Seksionit kundër Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetases, A. S., 35 vjeçe, banuese në fshatin Velitërnë-Maliq, (me detyrë përgjegjëse e Zyrës Postare Pirg-Maliq).
Procedimi ndaj saj filloi pasi, dyshohet se kjo shtetase ka kryer veprime në kundërshtim me ligjin duke përvetësuar një sasi të konsiderueshme lekësh, nga tarifat e shërbimit të pensioneve së pensionistëve.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/