FOTO GALERI/ Saimir Tahiri si Elvis Rroshi “siguron” dhe publikon “certifikata virgjërie”

FOTO GALERI/ Saimir Tahiri si Elvis Rroshi “siguron” dhe publikon “certifikata virgjërie”

203
1
Shares

Saimir Tahiri ka pretenduar sot se ka zbuluar një dokument, sipas të cilit, prokuroria e Catanias, nuk ka filluar asnjë procedim apo hetim ndaj tij.
Në një dalje publike, mesditën e sotme, Tahiri u shpreh midis të tjerave se “ndaj meje gjyq juridik dhe publik.
Në qoftë se politika ka një rast të mirë që gjithë llumin e saj prej 25 vjetësh ta hedhin mbi mua, unë do ti lë ta bëjnë, do e përballoj vetë.
Për mua ka rëndësi e vërteta dhe e drejta, e shenjtë, e imja. Për këtë jam i gatshëm të jap gjithçka jam dhe kam.
Kam në dorë një dokument të datës 23 tetor 2017, nga Prokuroria e Catanias në Itali, sipas së cilës ‘Saimir Bashkim Tahiri i lindur 30 tetor 1979, nuk rezulton të ketë pasur procedim penal ndaj tij’”.
Me gjestin e tij, Saimir Tahir nuk bëri asgjë më shumë se sa bënte Elvis Rroshi kur përballej me “akuzat publike”, që rendte nga Italia në Gjermani dhe pretendonte se zbulonte dokumente”për virgjërinë” e tij.
Saimir Tahiri thotë se e priste përjashtimin nga PS-ja dhe grupi parlamentar.
”Nuk kam asnjë koment, nuk e quaj as surprizë. Është normale që PS të mbajë një qëndrim në këtë rast.
Unë e kam të vërtetën në raport me veten time. Mua me PS më bashkojnë disa vlera për të cilat nuk mund të më ndajnë.”, tha Saimir Tahiri gjatë konferencës së sotme për mediat.
Një ditë më parë, Edi Rama u shpreh në mbledhjen e grupit të PS-së se deri sa të dalë e vërteta Saimir Tahiri është një deputet i lirë dhe jashtë grupit parlamentar e funksioneve në parti. DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

1 COMMENT

LEAVE A REPLY