Një fermeri nga fshati Mavrovë i Vlorës, A. D., i kanë vjedhur 17 mijë euro në shtëpi. Ai ka denoncuar në Polici, vjedhjen duke vënë në dukje se asnjë nga familja nuk kishte qenë në shtëpi kur kishin hyrë hajdutët.
Por, një rast i dytë vjedhjeje eurosh është konstatuar dhe në lagjen ”24 Maji’ të Vlorës, në banesën e shtetasit Ll. B., të cilit i kanë marrë 1500 euro.
Policia e Vlorës njoftoi se po vazhdon punën intensivisht për zbardhjen e plotë e të dyja rasteve të vjedhjeve.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/
loading...
Loading...