Vrau gruan, 74 vjeçari kërcënon fëmijët: Do t’ju vras dhe ju, thoni...

Vrau gruan, 74 vjeçari kërcënon fëmijët: Do t’ju vras dhe ju, thoni që u vetëvra

104
0
Shares

Beqir Xhilaj, 74 vjeç akuzohet se ka vrare gruan e tij me çifte.
Prokuroria ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe nxjerr në pah detaje të tjera. Sipas prokurorisë 74 vjeçari ka kërcënuar djemtë e tij të lindur nga martesat e tjera që të mos tregonin së çfarë kishin parë, sepse do t’i vriste dhe ata. Prokuroria pretendon se Xhilaj u ka kërkuar të përhapnin fjalë se 45 vjeçarja vrau veten me çifte.
I moshuari Xhilaj u paraqit dje te Krimet e Rënda për caktimin e masës së sigurisë, ku këmbënguli se e shoqja kishte vrarë veten.
“Unë po pija kafe e raki me djalin që gruaja ka nga martesa e parë. Dëgjova krisma në dhomën tjetër dhe pashë që ajo kishte qëlluar veten”, ka pohuar ai në seancë. Avokati i tij, Stefan Topalli, pretendoi se ka kundërthënie në deklarimet e personave të pyetur mbi ngjarjen dhe kërkoi një masë shtrënguese me afat 20-ditor, gjatë të cilit duhet të sqarohen rrethanat e ngjarjes.
Përfaqësuesi i Prokurorisë kërkoi lënien në qeli të 74-vjeçarit. Sipas prokurorit, janë siguruar prova të mjaftueshme, që provojnë se ai është autor i vrasjes së bashkëshortes. Në përfundim të seancës, gjykata vendosi masën “arrest në burg” për të moshuarin për akuzën e “vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY