EMRI & FOTO/ Kakavijë, prangoset 28-vjeçari fierak për vrasjen e dy viteve...

EMRI & FOTO/ Kakavijë, prangoset 28-vjeçari fierak për vrasjen e dy viteve më parë në Mbrostar

185
0
Shares
Viktima Denis Kasaj

Një 28-vjeçar nga Fieri është vënë në pranga në Pikën e Kalimit Kufitar në Kakavijë, pasi rezultonte person në kërkim për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”.
Ndalimi i tij është bërë në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në orën 00:47 të së martës.
Ermal Binjaku, 28 vjeç, banues në Fier, në Pikën e Kalimit Kufitar deklaroi gjeneralitete të tjera.
“Shtetasi i mësipërm deklaroi gjeneralitete të tjera (F. B.). Pas intervistimit dhe verifikimeve të bëra nga punonjësit e policisë në sitemin “TIMS”, ky person (Ermal Binjaku) rezultoi se është person në kërkim, pasi , Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier me shkresën nr. 444 datë 18. 01. 2016 ka dërguar urdhrin e ndalimit të datës 18. 01. 2016, si dhe ndryshim e veprës penale nga “Sigurimi kushteve për vrasje” në veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” , parashikuar nga neni 79/dh-25 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.
I riu 28-vjeçar Binjaku akuzohet për vrasjen e Denis Kasajt, me janar 2016, në Mbrostar të Fierit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY