Një 23-vjeçar është gjetur i vetëvarur me çarçaf pasditen e sotme në burgun 302, ku vuante dënimin për disa akuza. Napolon Luca, u arrestua më 15 janar të këtij viti bashkë me tre vëllezërit e tij, Hajri Luca, 25 vjeç; Dritan Luca, 27 vjeç; Alush Luca, 33 vjeç; pasi kishin kanosur seriozisht për jetën dhe kishin goditur me grushte dhe shkelma një 27-vjeçar nga Tirana.
Fillimisht në pranga u vu më i vogli i vëllezërve, Napoloni, pas kallëzimit të shtetasit L. M, 46 vjeç, të cilit ai i ka vjedhur banesën në vendin e quajtur rruga “Princ Vidi”, në Tiranë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/