Flet oficeri i Policisë që “fundosi” Tahirin: Saimir Tahiri vetëm një hallkë...

Flet oficeri i Policisë që “fundosi” Tahirin: Saimir Tahiri vetëm një hallkë e një zinxhiri të gjatë

446
0
Shares

Ish-kreu i Policisë së Antidrogës në Fier, Dritan Zagani, ka dhënë sot një intervistë për median siçiliane të Katanais “Meridionews”. Ai është shprehur se Shqipëria mbetet kanali i privilegjuar i trafikut të marijuanës në Sicili. Zagani, duke folur për median italiane, thotë se ky trafik kishte mbrojtje në nivel të lartë, pasi shpesh paratë e krimit financonin fushatat elektorale.
“Shqipëria mbetet kanali i privilegjuar i trafikut të marijuanës në Sicili. Deri më 2014, kisha shumë informacion mbi trafikun e drogës me kamion, por dhe përmes detit. Kisha informacion dhe për transportin e drogës drejt Kalabrisë. Gjatë kësaj periudhe u transferova dhe nga shërbimet sekrete informohesha se droga trafikohej dhe me avionë të vegjël turizmi. E është një rrezik i madh të transportosh 200 – 300 kg marijuanë në çdo udhëtim. Do mund të ndodhte vetëm nëse kishe mbrojtje në nivel të lartë. Edhe politikanët kanë përdorur paratë e krimit duke financuar madje dhe fushata elektorale. Të gjithë e dinin e janë mbyllur sytë për të lejuar mbjelljen dhe kultivimin e marijuanës”.
Ndërsa sa i takon heqjes ose jo të mandatit të deputetit të Saimir Tahiri, Dritan Zagani shprehet se, “Parlamenti shqiptar do të votoj kundër, pasi Saimir Tahiri është vetëm një hallkë e një zinxhiri të gjatë që nuk mund të prishet. Pasi me të mund të rrëzohet dhe qeveria shqiptare”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY