Gjiknuri pranon: Fotografia me Habilajt si me mijëra vlonjatë

Gjiknuri pranon: Fotografia me Habilajt si me mijëra vlonjatë

534
0
Shares

Ministri i Energjetikës dhe Infrastrukturës Damian Gjiknuri ka pranuar ekzistencën e mundshme të një fotografie të paktën, ku ai shfaqet me Habilajt.
Duke reaguar ditën e sotme në lidhje me denoncimin e ish-kryeministrit Sali Berisha, se “ka marrë lekë nga Habilajt për fushatën elektorale”, Gjiknuri nuk e ka mohuar këtë akuzë por ka “sqaruar” se “nuk i njoh dhe nuk kam pasur marrëdhënie me ta”.
“Fati i keq i shpifësit dixhital që po detyrohet të sajojë e kërkojë lidhje imagjinare mes morisë së fotografive në takimet elektorale me mijëra qytetarë të Qarkut të Vlorës”, ka parlajmëruar Gjiknuri ekzistencën e mundshme të një fotografie të tij me Habilajt.

Reagimi i plotë i Damian Gjiknurit
A mund ta besojë njeri pinokun dixhital, atë që nuk njihte as baxhanakun e tij dhe nuk e dinte as ku i binte Gërdeci?!
Habilajt nuk i njoh e as nuk kam pasur kurrë marrëdhënie me ta.
Fati i keq i shpifësit dixhital që po detyrohet të sajojë e kërkojë lidhje imagjinare mes morisë së fotografive në takimet elektorale me mijëra qytetarë të Qarkut të Vlorës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY