EMRI/ Kavajë, grabiti dhe vrau taksistin, gjykata e dënon me “burgim të...

EMRI/ Kavajë, grabiti dhe vrau taksistin, gjykata e dënon me “burgim të përjetshëm”

95
0
Shares
Foto, Taksia e grabitur dhe autori Musa Saraci

Gjykata e Kavajës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë dhe dënon me burgim të përjetshëm të pandehurin Musa Saraçi, i akuzuar për “Vjedhje me pasojë vdekjen” në dëm të viktimës Idriz Kariqi, ngjarje e ndodhur në datën 14. 12. 2016.
Në bazë të veprimeve hetimore të kryera nga Prokuroria e Kavajës, ka rezultuar se:
I pandehuri Saraçi, paraditen e datës 14. 12. 2016 ka marrë si shërbim taksi mjetin e drejtuar nga viktima Kariqi, në vendin pranë Spitalit të Kavajës. I pandehuri, gjatë natës së mëparshme kishte qenë duke luajtur në lojëra fati dhe kishte shpenzuar paratë që i kishte marrë pa dijeninë e familjes së tij. Që në momentin që ka hipur në taksi, ai ka pasur qëllim për të marrë paratë e taksistit.
Pranë fshatit Greth, ai i ka kërkuar taksistit të ndalojë makinën dhe, nën kërcënimin e një thike i ka kërkuar atij që t’i japë paratë që kishte me vete.
Taksisti Kariqi ka nxjerrë paratë që kishte me vete, rreth 1900 lekë të reja, por këto kanë qenë të pamjaftueshme për autorin, i cili e ka goditur disa herë me thikë, duke e lënë të vdekur në vend.
Më pas, autori ka marrë makinën e viktimës dhe ka ecur disa minuta, derisa makina është rrëzuar në një kanal dhe është dëmtuar.
Duke qenë se mjeti nuk mund të lëvizte, i pandehuri ka telefonuar një të njohurin e tij që posedon një servis makinash, të cilit i ka thënë se kishte një makinë të prishur dhe donte ta shiste për skrap.
I pandehuri Saraçi ka shkuar në këmbë deri tek servisi i të njohurit të tij dhe kanë bërë “Pazar” që makinën ta shiste për 27 mijë lekë të reja. Pasi ka marrë paratë, autori është larguar dhe është arrestuar pas dy ditësh, në vijim të veprimeve proceduriale hetimore.
I pandehuri e ka pranuar autorësinë e krimit. Gjatë shqyrtimit gjyqësor, mbrojtja e Saraçit pretendoi se ai kishte probleme të çrregullimit mendor. Ky pretendim u rrëzua nga akti i ekspertimit.
Në përfundim të gjykimit, Prokuroria e Kavajës kërkoi dënimin e tij me burgim të përjetshëm, kërkesë e cila u pranua nga ana e Gjykatës.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY