FOTO/ Siguria në vend, kreu i policisë Haki Çako takon zyrtarin e...

FOTO/ Siguria në vend, kreu i policisë Haki Çako takon zyrtarin e lartë të SHBA

160
0
Shares

Gjatë pjesëmarrjes në Konferencën e Shoqatës Ndërkombëtare të Shefave të Policisë, që po zhvillohet në Philadelphia USA, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, zhvilloi një takim me zotin Raymond Villanueva, Drejtor i Operacioneve të Hetimit Ndërkombëtar në Departamentin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve, Director International Operations Homela d Security Investigations. Gjatë takimit, Z. Villanueva vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm midis Policisë së Shtetit dhe Departamentit të Sigurisë Kombëtare te SHBA-ve sidomos në rastet e parandalimit dhe hetimit të krimit kibernetik dhe në veçanti në parandalimin e krimit kibernetik ndaj të miturve.

Çako dhe Villanueva diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit në fusha të tilla si siguria kibernetike, emigracioni i paligjshëm, hetimi i krimit financiar etj.

Z. Villanueva e ftoi Z.Çako për vizitë në Selinë e Departamentit të Sigurisë Kombëtare në Ëashington si dhe ofroi vizita studimore në Departamentin e Sigurisë Kombëtare në Ëashington për punonjësit e Policisë së Shtetit që punojnë si ekspertë të hetimit të krimit kibernetik dhe të zbulimit të provave në programet kompjuterike.

Qëllimi i këtyre vizitave do të jetë njohja me metodat dhe teknologjinë më të përparua për hetimin e krimit kibernetik, me qëllim rritjen e sigurisë kibernetike.

Drejtori Çako falënderoi Z. Villanueva për bashkëpunimin si dhe për ndihmën që ShBA i kanë dhënë në vazhdimësi Policisë së Shtetit. Konferenca është duke vijuar punimet, ku Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit do zhvillojë të tjera takime bilaterale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY