Pse Fevziu shkruan për rolin e Metës pas protestës dhe Zheji hesht

Pse Fevziu shkruan për rolin e Metës pas protestës dhe Zheji hesht

63
0
Shares

Dy komentatorë të protestës së sotme Blendi Fevziu dhe Artur Zheji kanë zhvilluar analizën e tyre në drejtime krejt të ndryshme nga sa pritej.

Blendi Fevziu analizon rolin e Metës pas protestës ndërkohë që Zheji nuk e zë me gojë në asnjë vend kreun e Kuvendit.

Në fakt duhej të ishte ndryshe, Zheji të shkruante për Metën si një shkrim pë protestën ndërsa Fevziu të shkruante për protestën si një alarm për Metën. Zheji është “historiani” i shefit të tij dhe përmes shkrimeve të veta rrezaton skenare dhe paralajmërime të Metës për të rafinuar lojën e tij politike me Ramën, por përmes parashikimeve që kurrë nuk ndodhin.

Mos do të thotë se Meta ka ndërmend të mbajë një qëndrim! Nëse nuk do të mbante një qëndrim Zheji në vijim të skemës së tij do të shkruante një shkrim ku paralajmëronte qëndrimin më të ri të Metës.

Ja cfarë thotë Fevziu:

“…Por vendimi i PD për të qëndruar në shesh deri në krijimin e një qeverie teknike, shërben edhe si një ftesë në distancë për LSI. Tani është rradha e Ilir Metës. 7 muaj më parë ai u shpreh se ishte gati të mbështeste një qeveri teknike për t’i dhënë besueshmëri zgjedhjeve. Tani që PD e ka kthyer këtë në kushtin kryesor të 18 Qershorit, Meta duhet të pronocohet nëse i qëndron premtimit të tij apo e hedh poshtë atë. Pra nëse është dakort me kushtin e PD, apo do të vijojë të qëndrojë në qeverisje duke e konsideruar si një kusht radikal. Me procesin e dekriminalizimit numrat me gjasë janë trazuar sërish në parlament dhe qëndrimi i Metës mund të rezultojë këtë herë deçiziv”.

Ndërsa Zheji i drejtohet kësaj here vetëm Ramës:

“…Burgose në emër të Shtetit dhe Shtetformimit të rremë, fukarenj që nuk paguan apo vodhën energjinë dhe evaduan ca pak lekë dhe miliona eurot që ua mblodhe popullit me kamzhik, burg dhe policë, ja dhurove në pjatanca argjendi si një servil pa personalitet, Oligarkëve të vjetër e të rinj, që rekrutove në shpurën tënde.

Këtë mekanizëm nuk e fshehe dot! Dhe kjo e përmbyti sot Tiranën me njerëz të revoltuar, që ndoqën pas, përsëri Partinë Demokratike, që ti e rilinde me super zullumet e tua.

Ata janë sot në Tiranë, për të të hequr nga pushteti dhe për të të vënë në skrivaninë kryeministrore, faturën e kripur të mëkateve të tua që duhet të paguash, o kryeministër dritëshkurtër, egoist dhe në fund të fundit, fare mendjelehtë dhe fluturak, për të mos thënë diçka më të kripur.

Tani mblidhi të fortët dhe bazhibozukët që bëre me super para dhe kërkoju ndihmë, nëse nuk ju ke marrë pjesën. Por sidoqë të jetë edhe ata, kur shohin popullin në rrugë, të lenë shëndenë të parët”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY